Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se rezoluta e OKB-së që pritet të gjykojë gjenocidin e Srebrenicës ka alarmuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky reagim i Musliut vjen pasi media serbe sipas tij e kontrolluar nga Beogradi "Kosovo Online", por edhe media të tjera serbe janë marrë me gjenocidin në Srebrenicë. Sipas tij, ky është shembull tipik i luftës dezinformative serbe - si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se kjo dëshmon se shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë.

Shembulli në foto tregon se shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se si quhen dhe ku veprojnë.

“Ky është gjithashtu një shembull tipik i luftës së dezinformatave serbe - si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë së Putinit", ka shkruar ai në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024