Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë për mungesë të llogaridhënies ndaj Kuvendit të Kosovës. Në seancën e sotme të legjislativit, ku në rend të ditës janë pyetjet parlamentare, munguan kryeministri Albin Kurti dhe pjesa dërrmuese e ministrave. PDK, LDK dhe AAK kërkuan shtyrjen e kësaj seance, pasi theksuan se mbajtja e saj pa kabinetin qeveritar është një maskarad. Kësisoj, në mënyrë demonstrative nga salla u larguan deputetët e AAK-së. Mirëpo, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci tha se në seancë po mungojnë numër i madh edhe i deputetëve që kanë pasur të parashtrojnë pyetjet parlamentare.
Në momentin e fillimi të seancës të pranishëm në sallën plenare ishin pesëmbëdhjetë deputetë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndërkaq atij iu bashkëngjitë ndërkohë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Kritika adresoi edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se në këtë formë është e pamundur transparenca në mbikëqyrjen e punës së qeverisë nga opozita.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mungesa e kabinetit qeveritar në seancën e sotme është injorim ndaj Kuvendit.
Pas përfundimit të pyetjeve parlamentare, kryesuesja, Saradnda Bogujevci mbylli punimet e kësaj seance./KosovaPress/