Mujanoviq hedh kritika mbi Davis Cup për himnin e ekstremit të djathtë serb
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jasmin Mujanoviq ka reaguar pas interpretimit të këngës për pushtimin e Kosovës në ndeshjen e Davis Cup. Sipas tij, është e çuditshme sesi askush nuk mendoi të kontrollonte tekstin e muzikës hyrëse të tenistit të njohur botëror, Novak Gjokoviq.

Shkencëtari i politikës dhe doktori i filozofisë në Universitetin e Nju Jorkut përmes një reagimi në “X” ka shkruar se ky është himni më famëkeq nacionalit serb bashkëkohor, e i cili promovon në mënyrë eksplicite aneksimin e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Shumë e pabesueshme që askush në ekipin e PR të @DavisCup nuk mendoi të kontrollonte dy herë tekstin e muzikës hyrëse të Gjokoviqit - një simpatizant i njohur i së djathtës ekstreme - pasi është një nga himnet më famëkeq nacionalist serb bashkëkohor, duke promovuar në mënyrë eksplicite aneksimin e Kosoves dhe te Malit te Zi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ndeshja e tenisit ku u interpretua kënga e pushtimit të Kosovës u zhvillua dje.

Serbia dhe Gjokoviq u futën me këngë të pushimit të Kosovës në ndeshjen e Davis Cup

Kjo këngë ka përmbajtje nacionalist ku mes tjerash thuhet “Gëzo popull serb” dhe “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024