MPJD reagon ndaj Berishës: Për shpifjet e akuzat e rënda do të ketë proces tjetër gjyqësor
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të sotme të avokatit Besnik Berisha, i cili e ka akuzuar prokurorin e shtetit Rasim Malokun se e ka arrestuar duke manipuluar provat, sipas tij, për shkak të kritikave ndaj pushtetit dhe ministres së Drejtësisë.

Nimoni ka potencuar se në dy ditët e fundit, janë thënë shumë të pavërteta dhe akuzave të rënda në drejtim të ministrisë dhe ministres Haxhiu.

“Kur shpifjet dhe akuzat mbesin argument kryesor. Dhe ende më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale. Dy ditët e fundit, jemi dëshmitarë të shumë të pavërtetave dhe akuzave të rënda në drejtim të Ministrisë dhe Ministres Haxhiu. Kjo bëhet në studio televizive dhe hapësirë publike, duke mos kursyer fjalët më shpifëse dhe ofenduese, e të cilat bien në kundërshtim edhe me etiken dhe sjelljen profesionale të cilën do të duhej ta kishte një avokat. Për çdo keqardhje niveli dhe gjuha e tillë. Madje shqetësuese ishin edhe deklarimet të cilat shkonin deri në nivel kërcënimi për zyrtarë shtetëror.", ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, edhepse po tentohet t’i jepet konotacion politik, rasti nuk është i tillë – politik, “ndonëse personi në fjalë ka pasur angazhim e të kaluar politike dhe mbase avokon për subjekt të caktuar politik”.

“Ministria e Drejtësisë qëndron larg dhe e papërlyer në këtë rast që do të duhej zhvilluar normalisht dhe profesionalisht në Gjykatë.  Nuk është aspak në rregull që veprimet dyshuese inkriminuese, të cilat duhet zbardhur në një proces fer dhe të drejt gjykimi, të arsyetohen me gjuhen dhe konotacionin politik, supozues dhe ofendues.”, ka shkruar ai, duke shtuar se beteja është ligjore me organet e drejtësisë, jo politike me Ministren për raste të tilla.

“As që bëhet fjalë se liria e shprehjes, për këdo, është e garantuar, për çka, fort është punuar. Mirëpo kur kjo kalon në nivel ofendimi e shpifje, e besa edhe kërcënimi ndaj zyrtarëve shtetëror, atëherë kjo mbetet punë për organet përgjegjëse, njëjtë siç do të duhej të ishte zbardhja e dyshimeve të përmendura për këtë rast. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në mandatin e saj, pa u përfshirë në procese të tilla të cilat i takojnë organeve të tjera. Ndërsa për shpifjet dhe akuzat e rënda, do të ketë një proces tjetër gjyqësor.”, ka shkruar tutje ai.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bberisha-prokurori-rasim-maloku-ka-abuzuar-me-detyren-per-arrestimin-tim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024