Në kuadër të vizitës në Komunën e Gjilanit, sot, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka parë nga afër punën e Zyrës Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e këtij institucioni, duke e vlerësuar si hallkë kyçe për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave alternative ndaj dënimit me burgim.
“Një sistem i drejtësisë që funksionon në praktikë matet nga aftësia për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të mundësuar përfshirje efektive të personave nën mbikëqyrje në shoqëri”, tha ministrja Gërvalla.
Në këtë kuadër, ministrja Gërvalla theksoi se mbetet prioritet forcimi i Shërbimit Sprovues përmes rritjes së efikasitetit profesional, zhvillimit të trajnimeve për stafin dhe krijimit të kushteve për zbatim sa më efektiv të masave në praktikë.