Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Largohuni nga Ukraina sa më parë
Lexohet për: 2 min.
Screenshot_2-62
3 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të shtunën i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet, si dhe të mos udhëtohet drejt tij.

Thirrja e MEPJ vjen për shkak të situatës në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku siç sqarohet përmes një njoftimi për mediat, ekziston ‘rreziku i besueshëm i përshkallëzimit të situatës’.

“Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27;  +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: ambasada@albania.waw.pl;   embassy.warsaw@mfa.gov.al; dk@mfa.gov.al”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen përkohësisht nga Ukraina.

Të tjera shtete sikundër SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Gjermania, Lituania, Danimarka dhe Izraeli kanë bërë të njëjtë thirrje për shtetasit e tyre.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook fjalën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i cili u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë në Ukrainë të largohen nga vendi në 24-48 orët e ardhshme

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025