Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, e ka vlerësuar të arsyeshëm reagimin e institucioneve të Kosovës pas agresionit të paprovokuar serb ndaj Policisë në veri të vendit më 24 shtator. Ai ka përcjellur qëndrimin gjerman duke theksuar se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës.
Ozdemir ka folur pasi është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.Sipas tij rruga përpara duhet të jetë drejt paqes për çka theksoi se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se vizita e homologut të tij gjerman vjen në një periudhë jo të lehtë për Kosovën.
Ai ka treguar se bashkë me ministrin gjerman kanë zhvilluar disa vizita në rajonin e Dukagjinit si dhe kanë takuar fermerë, vreshtarë e verëtarë.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.