Mësimdhënësi i shkollës fillore “Dardania”, në Prishtinë, Vehbi Vatovci, pavarësisht se ka qenë i diagnostikuar me kancer dhe me pushim të detyrueshëm mjekësor, iu dërguar një vendim nga Drejtoria e Arsimit me të cilin ai duhet ta ndërpres pushimin dhe ta vazhdojë punën.
Vatovci tregon për KosovaPress, se si i erdhi ftesa që duhej të kthehej gjithsesi në shkollë.Derisa shton se bashkë me një kolegë tjetër, u detyruan të kthehen në punë. Sipas tij, drejtoria e arsimit me këtë vendim cdo ditë po ia rrezikon jetën atij.
“Kemi qenë prej kolektivit tonë dy mësimdhënës, unw dhe njw kolege e cila tash edhe njw vit del para pensionit, por me sëmundje të rëndë kronike dhe u kthyem sepse ishim të detyruar.. Me keqardhje them që ata zëvendësuesit tonë edhe sot e kësaj dite, fondi që është ndarë për ne me probleme shëndetësore dhe pushim të detyrueshëm mjekësor, ata zëvendësues akoma s’kanë marrë pagat e premtuara nga Qeveria Hoti... Ajo që është premtuar nuk është realizuar...Edhe neve ndërprerja e pushimit të detyrueshëm mjekësor nga ana e drejtorisë komunale për Arsim të Prishtinës, na është rrezikuar edhe jeta, mirëpo ka qenë vendim i tyre i drejtë ose jo le ta gjykojnë edhe të tjerët që janë profesionist i kësaj fushe”, tha ai.
“Këtë vit ne kemi ndarë një shumë prej 1.7 milion euro për të bërë zëvendësimet e mësimdhënësve që janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Në kushte normale kjo do të duhej të zgjidhej me ligj, me pensionim të përkohshëm apo me situata të tjera, por në mungesë të ligjeve të tilla, ne i kemi autorizuar drejtoritë komunale të arsimit, që sipas gjykimit të tyre dhe sipas gjetjeve mjekësore, këta mësimdhënës t’i zëvendësojnë me mësimdhënës të tjerë, përkohësisht deri në fund të vitit shkollor. Mendojmë që një aranzhim të tillë ta kemi edhe për vitin e ardhshëm dhe shpresojmë që deri atëherë të gjendet një zgjidhje për sa i përket pensionimit të përkohshëm, jo vetëm të mësimdhënësve por edhe të punonjësve tjerë”, theksoi Pupovci.
Kurse, kryetari i SBASHK-t, Rrahman Jashari, është shprehur i kënaqur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, derisa ka shtuar se drejtoritë e arsimit duhet të punojë si duhet dhe të mos ketë emra që nuk e meritojnë.
Ai shtoi se plani për pensionim të parakohshëm nuk ka ecur tutje, pasi që Qeveria është marrë më shumë me Policinë.
“Plani për pensionim të parakohshëm nuk ka ecur tutje ngase fillimisht Qeveria është marrë më shumë me Policinë, ngase atje kemi një polici më të moshuar. Të njëjtën kërkesë e kemi bërë ne por secila qeveri po thirret se do të na bëhet një numër shumë i madh i cili është vështirë të plotësohet”, tha ai.