Mehaj-Petrovska: Bashkëpunimi rajonal në mbrojtje, hap i rëndësishëm për paqe stabile
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim homologen e tij nga Maqedonia Veriore, Slavjanka Petrovska, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve fqinje në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.

Mehaj ka theksuar se FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t'i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej përvojën e reformimit të brendshëm gjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, ku edhe Kosova synon të jetë anëtare.

“Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024