Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka mohuar lajmet se 10 pjestarë serbe të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Sipas tij, janë tre kërkesa për demobilizim që kanë pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta.
“Referuar lajmit të publikuar nga mediumi serb, dhe të cituar edhe nga disa medie vendore, ju informojmë se është dezinformatë”, ka reaguar Mehaj në Facebook.Shkrimi i plotw:
Referuar lajmit të publikuar nga mediumi serb, dhe të cituar edhe nga disa medie vendore, ju informojmë se është dezinformatë.
Prandaj, deklarimet e tilla publike i shohim më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte.
Përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serb të FSK-sê janë të papranueshme, shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane.
Vlerësojmë dhe respektojmë kontributin e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës për sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut.
Kosova është shtet multietnik, dhe Ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe jetës së çdo qytetari pa dallim etnie.