Me aktivitete të ndryshme po shënohet Ditën Botërore e Sportit dhe Ambientit në Kosovë
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës po shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit duke shënuar aktivitete të ndryshme sportive në Prishtinë.  Kjo ditë po konsiderohet shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, por edhe për mesazhin për ta ruajtur një ambient të pastër.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, deklaroi se sporti ka një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e shëndetit, edukimit dhe vlerave të mirëqenies sociale.

Sporti ka një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e shëndetit, edukimit dhe vlerave të mirëqenies sociale. Është një mjet i fuqishëm për të sjellë bashkë komunitetet, për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Nga ana tjetër, mbrojtja e ambientit është një përgjegjësi që u përket të gjithëve që kërkon veprime të përbashkëta dhe të koordinuara”, tha Krasniqi.

Kurse, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj theksoi se ambienti duhet të ruhet nga të gjithë.

Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinëës, Bardh Krasniqi, tha se do të mbështeten të gjitha aktivitetet sportive, por edhe ato për ruajtjen e ambientit.

Gjatë ditës së sotme, do të bëhet mbjellja e pemës olimpike 2024, aktivitet që organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024