Mbrojtja e Krasniqi: Lejoni këtë 75 vjeçar të kthehet në familjen e tij
Dëgjoje me zë...
Mbrojtja e Krasniqi: Lejoni këtë 75 vjeçar të kthehet në familjen e tij
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra ka nisur paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Duke kërkuar që Krasniqi të shpallet i pafajshëm, avokatja Alagendra tha se klienti i saj po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet.
Sipas saj, ZPS nuk ka ofruar asnjë dëshmitari apo provë që provojnë akuzat që e ngarkojnë Krasniqit. Alagendra theksoi se prokuroria mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura.
“ Më shumë se sa 5 vite përpara Jakup Krasniqi është arrestuar është liria ka qëndruar në objektin e paraburgimit për 1 mijë e 926 ditë larg prej bashkëshortes së tij, katër fëmijëve dhe tre neperëve edhe mbesave....Ekziston vetëm një opsion, që ju të merrni vendim për pafajësi për të gjitha akuzat e ngritura ndaj Jakup Krasniqit në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75 vjeçar të kthehet në familjen e vetë dh të kaloj vite që i ka caktuar zoti me familjen e vetë.... Në të gjitha këto 34 muaj gjykim, në të gjitha provat që janë pjesë e dokumentacionit shtresor të kësaj çështje nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që tregon që Jakup Krasniqi e ka rrahur, keqtrajtuar apo torturuar qoftë person civil apo tjetër. Nuk ekziston qoftë edhe një viktimë e vetme një person i brendshëm i vetëm nga qindra dëshmitarë të intervistuar nga ZPS për shumë e shumë vite që pretendojnë ose e akuzojnë Krasniqin se ai i ka rrahur, abuzuar apo ka qenë i pranishëm kur janë keqtrajtuar në asnjë trajtë apo formë. Kjo prokurori fatkeqësisht mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura", tha ajo.
Më tej, ajo tha se Prokuroria i ka anashkaluar provat shfajësuese. Po ashtu, theksoi se ZPS nuk ka thirrur një numër vendimtar të dëshmitarëve, të cilët do të kishin dhënë informacione për hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën e sotme fjalën përmbyllëse e ka përfunduar edhe ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.