Masat antiCOVID-19, për dy javë mbyllen 75 lokale të gastronomisë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), e asistuar nga Policia e Kosovës (PK), gjatë festave të fundvitit dhe dy javëve të para të këtij viti ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare, duke realizuar rreth 2000 inspektime në nivel vendi, gjatë të cilave janë shqiptuar 300 gjoba ndaj operatorëve ekonomikë dhe janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë.

Në një komunikatë për media thuhet se AVUK në vazhdimësi po shton numrin e kontrolleve dhe në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga Policia e Kosovës vetëm mbrëmë në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 172 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID.

AUV ndërkaq ka sqaruar se në një lokacion të Graçanicë Policia e Kosovës ka asistuar inspektorët e AUV-it në realizimin e detyrave të tyre, për mbikëqyrje të zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, veprime këto të cilat ndërmerren në nivel vendi, aty ku ka informacione për grumbullim apo mosrespektim të masave ndaj pandemisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024