Masakra në Llashticës së Gjilanit, Haradinaj përkujton foshnjën e vrarë tri javësh
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Llashticës së Gjilanit në 25-vjetorin e saj, duke thënë se armiku serb nuk kishte kursyer as foshnjën tri javore. "Sikur regjionet tjera të Kosovës, edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut. Në përvjetorin e 25-të kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri 30 prill 1999. Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javësh, fëmijë nga prehri i nënës, pleq e çka do që i dilte para", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje historike. "Kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje që e bënë kthesën e madhe historike. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë," tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024