Maqedonci në Hungari: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO e BE
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mori pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që po zhvillohet për herë të parë në Budapest. Gjatë fjalimit në panelin për "Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë", ministri Maqedonci ka shprehur qëndrimin se orientimi strategjik dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE nuk ka tjetër alternativë. “Shfrytëzova rastin që të pranishmit t'i informoj për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri Maqedonci gjatë qëndrimit në Budapest është pritur në takim nga homologu i tij hungarez Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024