Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka prioritizuar reformën e arsimit të lartë, si një ndër pesë objektivat e Strategjisë së Arsimit për vitet në vijim.
Ajo këto komente i bëri U shënua në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”, në Gjakovë, ku në ceremoninë solemne të organizuar në përvjetorin jubilar, ky universitet ka ndarë çmimin “Doctor Honoris Causa” për ish-komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Wesley Clark, në shenjë falënderimi për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Zëvendësministrja Maloku Bërdyna e cila mori pjesë në këtë ceremoni, theksoi se ky universitet ka një potencial të madh si për nga historiku i vendit e kulturës, ashtu edhe për nga programet që ofron.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij, pos urimit për këtë përvjetor, e ka falënderuar universitetin “Fehmi Agani”, për nderimin që ky institucion i ka bërë gjeneralit Clark.