Malisheva zyrtarizon tri transferime për sezonin e pranverës
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Superligës së Kosovës, FC Malisheva përmes një njoftimi ka bërë zyrtare transferimet e reja për sezonin e pranverës.

Malisheva ka transferuar portierin e Voska Sport të Maqedonisë së Veriut, Hadis Velii, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Malisheva ka përforcuar edhe sulmin.

Eraldo Deda, sulmues i krahut, i bashkohet klubit nga KF Oriku i Shqipërisë, kurse qendërsulmuesi, Hussein Mohamed kalon nga ALS Omonoia e Qipros te Malisheva.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024