LVV përmes një aksioni vendos pllakën "Adem Mikullovci" në Teatrin e Vushtrrisë
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, përmes një aksioni simbolik ka vendosur pllaken emertuese "Adem Mikullovci",në hyrje të Teatrit të Qytetit.

Kjo sipas një komunikate është bërë me rastin e 2 Korrikut, duke zbatuar vendimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të datës 26.11.2020 për emërtimin e Teatrit të Qytetit me emrin "Adem Mikullovci".

“Fatkeqësisht pllaka emertuese nuk u vendos fillimisht nga ish kryetari Xhafer Tahiri në vitin e fundit të tij qeverisës, dhe as pas gati dy viteve nga kryetari aktual Ferit Idrizi, përkundër kërkesave të vazhdueshme të grupit tonë kuvendar dhe zotimit të vet kryetarit. Adem Mikullovci dhe emri i tij janë nderim për Teatrin e Qytetit. Ai mbetet pa dyshim një nga artistët më të respektuar të popullit tonë.  Adem Mikullovcin populli ynë e kujton si artistin e vlerave të larta artistike por edhe për përfaqësimin dinjitoz në legjislaturën historike të 2 Korrikut ku me guximin e forcën e argumentit mbrojti të drejtat e popullit tonë për vetëvendosje”, thuhet në komunikatë.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
87
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024