Liverpooli me plot lëndime synon fitoren sot kundër Luton Town
Lexohet për: 2 min.
4-Liverpooli
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Liverpoolit dhe Luton Town, e vlefshme kjo për xhiron e 26 të këtij sezoni.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Liverpooli e mposhti 4:1 Brentfordin, kurse Luton pësoi humbje 2:1 nga Manchester United, raporton KosovaPress.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp synojnë me çdo kusht fitoren sot, pavarësisht lëndimeve që e kanë kapluar skuadrën, që ta vazhdojnë garën për titullin e Premier Ligës.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 57 pikëve, krahas Lutonit që renditet i 18 me vetëm 20 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk paraqiten Alexander-Arnold, Alisson, Bajcetic, Diogo Jota, Jones, Matip, Thiago, Szobszlai ndërsa në dyshim janë Nunez dhe Salah, kurse te Luton mungojnë Adebayo, Andersen, Brown, Lockyer, Nakamba dhe Hashioka.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Endo, Mac Allister; Diaz, Gakpo, Elliott


Luton Town (3-4-2-1): Kaminski; Bell, Osho, Mengi; Ogbene, Barkley, Lokonga, Doughty; Townsend, Chong; Morris

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024