Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të shkarkohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe jo të shpërbëhet Kuvendi. Limaj iu ka bërë thirrje deputetëve që mos të shkarkojnë vetën, pasi sipas tij, në këtë formë administrohet keqqeverisja e kryeministrit Kurti.
Ish-deputeti Limaj tha se Kurti ka dështuar në secilin sektor, andaj duhet të jap dorëheqje ose të shkarkohet nga deputetët.
Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj tha se është e trishtueshme rruga që e ka ndjekur kryeministri Kurti.
Këto komente i bëri ai pasi prezantoi aderimin e ri në parti, doktor Murtez Zekolli.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti para dy ditësh ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar edhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Kurti ka takuar edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Donika Gërvallën nga iniciativa Guxo, por ftesën për takim e kanë refuzuar nga LDK dhe AAK. Kurti po kërkon që në zgjedhje të shkohet duke e shpërbërë Kuvendin, me të cilët janë të pajtimit edhe në PDK, por LDK dhe AAK po kërkojnë që së pari Kurti të jap dorëheqje dhe pastaj të shpërbëhet Kuvendi. /KosovaPress/