Ligji për Zyrtarët Publikë, mospajtime në komision se a po zbatohet vendimi i Kushtetueses
Lexohet për: 2 min.
foto-komisioni-
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, në raportimin e tij për Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku u diskutua shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët publikë ka thënë se MPB-ja po zbaton urdhërin e dhënë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se përveç zbatimit të urdhërit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë ndryshimin e disa dispozitave të tjera në mënyrë që të lehtësojë zbatimin e ligjit në praktikë.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, akuzoi Qeverinë se po mundohet të kamuflojë një projektligj në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se Qeveria Kurti ka tentuar t’i kapë të gjitha pozitat e larta drejtuese dhe se këtë po tenton ta bëj me ndryshimin e ligjit për zyrtarët publikë.

Kurse anëtari tjetër i këtij komisioni, Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, e pyeti zëvendësministrin Dobra se pse ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ky ligj t’i shmanget procedurave të parapara me rregulloren e punës dhe se pse ky ligj është votuar në mbledhje elektronike dhe jo në mbeldhje të rregullt.

Duke folur për pozitat që kanë udhëheqës detyre, Tahiri tha se kjo shprehi së bashku me kontratat në vepër janë kancer që e shkatërrojnë administratën shtetërore.

Në përgjigjen e tij ndaj deputetit Tahiri, Dobra tha se mbledhjet e rregullta zgjasin një orë dhe se nuk ka ndonjë arsye tjetër, por thjesht vetëm për shkak të agjendës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024