Licencimi, borxhet e klubeve dhe prania e tifozëve, Dushku flet për Superligën e basketbollit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

22 shtatori do të jetë data kur edicioni ri i Superligës së Kosovës në basketboll do ta nis rrugëtimin, me klubet që kanë qenë mjafta aktiv në afatin kalimtar për t’i përforcuar radhët e tyre, duke paralajmëruar kështu një tjetër sezon spektakolar.

Nga Federata e Basketbollit thonë se përgatitjet për nisjen e sezonit të ri janë bërë Sekretarja e përgjithshme e federatës, Elvira Dushku ka deklaruar për KosovaPress, se të gjitha klubet e Superligës e kanë kryer procesin e licencimit për gara dhe janë të gatshme për kampionat.

Por, përtej licencimit, Dushku po ashtu ka bërë të ditur se janë disa klube që kanë borxhe të pa shlyera kundrejt federatës dhe nëse ato nuk kryhen sipas afateve të përcaktuara, mund të privohen nga zhvillimi i ndeshjeve në Superligë.

Lajmi jo i mirë që do ta përcjellë nisjen e këtij sezoni është që edhe më tutje mbetet në fuqi vendimi për mos-udhëtimin e tifozëve mysafirë dhe për këtë, Dushku thotë se tashmë janë të njoftuara të gjitha klubet.

Jashtë fokusit të FBK-së para sezonit të ri nuk ka mbetur as basketbolli i femrave. Dushku zbulon për KosovaPress, risinë që po e pret kjo kategori e basketbollit kosovarë.

Sa i përket përfaqësuese se Kosovës në basketboll, Dushku pranoi se humbja nga Danimarka dhe moskualifikimi tutje për në Eurobasket 2025, ishte rezultat zhgënjyes, por konfirmoi se Rami Hadar do të vazhdojë të jetë në krye të “Dardanëve”.

Sekretarja e FBK-së po ashtu bëri të ditur se perceptimi për zhvillimin e basketbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, është në nivele mjaftë të lartë në aspektin pozitiv dhe këtë e vëren nga takimet dhe mbledhjet që ka nëpër botë në kuadër të FIBA-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024