Përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës, hoxhallar, sheh dhe qytetarë kanë komentuar krijimin e këshillit iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”. Disa thonë se iniciatorët janë kontrovers e qesharak, të tjerët thonë se secili ka të drejtë të vendos se çka beson. Megjithatë, ka edhe qytetarë që publikisht thonë se do të anëtarësohen në këtë lëvizje.
Iniciativa për formimin “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, u promovua më 20 tetor në Deçan, ku kanë mbajtur fjalime edhe disa nga të pranishmit. E që nga ajo ditë kanë nis debate, akuza e kundër akuza ndaj kësaj iniciative dhe sidomos islamit radikal.
Musliu tha se grupet e tilla provokojnë besimtarët.
Në lidhje me iniciativën për largimin nga feja islame, sheh Bedri Osmanollaj thotë se njerëzit mund të zgjedhin se çka vet ata dëshirojnë. Sipas tij, grupet e organizuara me qëllime fetare, nuk janë të duhura dhe se shteti duhet të ndërmarrë masa ndaj këtyre grupeve.
“Mendoj se nuk është çështje e jona që të deklarohemi për këtë çështjeje por ne kemi tre fjali, mund t’i them, e para çështje e drejtë e çdo peroni të shpalos ndërgjegjen e vet. Askush nuk është i detyruar të bëjë diçka çka nuk donë, e dyta askush nuk ka të drejtë të fyejë atë çka nuk e donë dhe e treta nëse dikush e mendon që ne jemi vetëm për popullin dhe për Zotin në këtë vend, nuk jemi për diçka tjetër. Nuk jemi as me gjykuar, as me vlerësuar, thjeshtë respektojmë mendimin e të gjithëve, secili ka të drejtë mendimin e ndërgjegjes së vet”, tha Gjergji.
Mendime për iniciativën që u promovua në Deçan, kanë edhe qytetarët.
Po ashtu, Sedat Berisha u shpreh se grupet e njerëzve të tilla, janë të paguara nga shtete të tjera, të cilat bëjnë përçarje në fenë islame.
Qytetari nga Prizreni, Eduard Kolgjeraj tha se mbështet iniciativën e Deçanit dhe do të anëtarësohet në të.
Saim Tahiraj nga Lëvizja për braktisjen e fesë islame tha se ka mobilizim në mbarë vendin për t’iu bashkuar nismës së tyre.
Tahiraj tha se feja islame “po shkatërron gjithçka shqiptare”.
“Ka qendra edhe nëpër krejt Kosovën që janë duke u mobilizuar që jo ta luftojnë islamin, por të largohen përfundimisht nga ky islam politik që ka shkatërru gjithçka që është shqiptare”, tha ai.