LDK vendos, Osmani kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
LDK vendos, Osmani kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar për propozimin e Vjosa Osmanin si kandidate për presidente të vendit dhe Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku Abdixhiku në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm tha se propozimi i tij është miratuar fillimisht në kryesinë e kësaj partie.
"Kam propozuar garën e përbashkët për President të Republikës dhe për kryeministër të Republikës. Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës... dhe njëkohësisht, bartësin e listës sonë zgjedhore, dhe me mua, kryetarin e LDK-së, si kandidat nga LDK për Kryeministër të Republikës", tha Abdixhiku.
Ai ka bërë të ditur se kanë një listë bashkuese.
"Këtë të martë, në takimin e përbashkët të Kryesisë Qendrore dhe kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam shtruar para tyre propozimin tim për një listë bashkuese. Një listë që nuk ndërtohet mbi rehati politike, por mbi përgjegjësi shtetërore. Një listë që nuk synon vetëm rezultat zgjedhor, por kthim të ekuilibrit politik e institucional të Republikës së Kosovës", shtoi ai.
Në fundi ishin mbi 100 vota për këtij propozimi.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.