Lautaro: Jemi Interi, duhet ta rrisim nivelin e performancës
Sport
Lexohet për: 2 min.
LAUTARO
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez pranon se titulli i sezonit të kaluar në Serie A ishte 'emocioni më i madh' i karrierës së tij në nivel klubi, por këmbëngul se “Nerazzurrët” duhet të 'ngrenë nivelin' për të fituar më shumë trofe.

“Ky titull ishte emocioni më i madh në jetën time, të paktën në nivel klubesh. Sigurisht, Kupa e Botës me Argjentinën ishte një ëndërr fëmijërie që u bë realitet”, tha Lautaro.

“Unë do ta mbaj përgjithmonë këtë yllin e dytë me vete dhe e njëjta gjë është e vërtetë për shokët e mi të skuadrës. Ishte një sezon i jashtëzakonshëm dhe kërkues, por falë punës në grup, ne ndërtuam diçka të pabesueshme”, shtoi argjentinasi, përcjellë KosovaPress.

Gjigantët e Serisë A fituan matematikisht Scudetton më 22 Prill 2024 me pesë ndeshje të mbetura, duke mposhtur rivalët e tyre të qytetit Milanin..

“Kur u dha fishkëllima e fundit në derbi, do të kisha dashur të vrapoja nën tifozët tanë, por nuk munda sepse më bllokuan emocionet,” kujton Lautaro.

“Shumë gjëra më kaluan në mendje në atë moment. Momente sfiduese me shokët e skuadrës dhe në të njëjtën kohë kënaqësia e tejkalimit të tyre. Puna e palodhur dha rezultat. Ne jemi shumë krenarë.

“Nerazzurrët” kanë fituar shtatë pikë në tre ndeshjet hapëse të sezonit në Serie A dhe takohen me Monzën në ndeshjen e radhës në ligë të dielën.

Javën e ardhshme, ata do të bëjnë debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024-2025 në një ndeshje kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës. Më 22 shtator, saktësisht pesë muaj pas derbit të prillit kundër Milanit, ata do të takohen sërish me rivalët e qytetit për herë të parë këtë sezon.

“Ky titull ishte shumë i rëndësishëm për karrierën tonë dhe klubin, por ne nuk duhet të ndalemi. Ne duhet të dëshirojmë të rritemi çdo ditë, individualisht dhe si grup. Objektivi është gjithmonë të ngremë shiritin”, përfundoi Lautaro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024