Kuvendi të enjten mban dy seanca
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare të enjten. Seanca e parë do të jetë e jashtëzakonshme, në lidhje me themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore, ndërkaq seanca e dytë do të jetë me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Këto i bëri të ditura, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Duke folur për zgjedhje të parakohshme, ajo tha se kërkesat e opozitës janë joserioze.

Mirëpo, të njëjtat i konsideroi të domosdoshme deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024