Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme sot prej orës 15:00, për të shqyrtuar projektbuxhetin 2026 në lexim të parë si dhe një mori marrëveshjesh ndërkombëtare.
Të zgjedhurit e popullit pritet t’i japin dritën e gjelbër marrëveshjeve me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes.
Kuvendi edhe dje ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është miratuar rezoluta në mbrojtje të ish- krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë.
Po ashtu janë themeluar komisionet parlamentare si dhe është bërë zgjatja buxhetore për muajin mars.
Ky është rendi i ditës:
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,