Kuvendi të enjten shqyrton koeficientin për paga
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot deklaroi se Kryesia e Kuvendit u pajtua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë.

Ajo tregoi se seancat e Kuvendit do të mbahen nesër dhe pasnesër.

“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt, me fillim në ora 10:00, në të cilën përveç pikave të rregullta, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje paralamentare dhe një mori votimesh, të cilat janë pika të batura do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore. Ndryshime këto, të cilat do të reflektojnë miratimin e koeficinetit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave.”, tha ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se janë pajtuar që të shqyrtohet në javën e ardhshme, shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e  krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024