Kuvendi i Shqipërisë nesër shpall Iranin shtet terrorist
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi i Shqipërisë nesër shpall Iranin shtet terrorist
thumbs_b_c_2a83bd9d9435810e9a07bdec35341f70
16/03/2026 - 19:32
Linku u kopjua

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën plenare ditën e nesërme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se nesër do të votohet projekt-rezoluta që Irani të shpallet shtet terrorist, e cila është urgjente.

“Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni”, shkruan Balla.

Gjithashtu sipas Ballës seanca nuk është thirrur në kundërshtim me rregulloren.

“Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike) Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Por, sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, “në rendin e ditës nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute”. Sipas tij është përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet.

Bardhi theksoi më tej se “në kalendarin e punimeve të Kuvendit, të miratuar nga seanca plenare e datës 19 Shkurt 2026, seanca është planifikuar të zhvillohet të enjten, datë 19 Mars 2026. Ndryshimi i ditës së mbledhjes së seancës plenare është bërë në mënyrë të njëanshme nga Kryetari i Kuvendit, sipas axhendës së tij personale dhe kundërshtim me Kalendarin e miratuar me vendim të Kuvendit. Për pasojë, mbledhja e seancës plenare është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”.

Sipas Bardhit, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste” është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026