Kuvendi i Punës së FBK-së mbahet më 6 mars
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës të mbahet më 6 mars. Kuvendi do të mbahet në “Innovation&Training Park Prizren” (ITP) në Prizren.

Në këtë Kuvend do të diskutohet për çështje të ndryshme si: Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i kaluar i Punës, Raporti i Auditimit 2023, Draft Plani i Veprimit 2024, Draft Plani Financiar 2024, Draft Plani i Marketingut 2024, si dhe pika të ndryshme.

Rendi i Ditës

Zgjedhja e trupave punues, aprovimi i procesverbalit nga kuvendi i punës i datës 22 mars 2023, draft raporti i punës për vitin 2023, draft raporti i auditimit 2023, draft plani i veprimit 2024, draft plani financiar 2024, draft plani i marketingut 2024, të ndryshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024