Një numër i madh i studentëve tanimë janë vendosur në konviktet e Qëndresë Studentore, ku përveç kushteve, tanimë do të ndryshojnë edhe rregullat për ata që banojnë. Ndryshime, me kërkesë të studentëve janë bërë edhe në menynë e ushqimit në mese.
Ishin rreth 3800 persona që aplikuan për të banuar në tetë konviktet e Qendrës Studentore, por që deri tash janë vendosur vetëm 2800 studentë. E derisa së shpejti pritet të vendosen edhe 150 të tjerë sipas rang listës, kushtet për ata janë përmirësuar dukshëm, gjë që e tregojnë edhe vet, disa nga studentët.
Denis Krasniqi nga Parlamenti Studentor, u shprehën se këtë vit kushtet janë të përmirësuara në të mirën e jetesës së studentëve. Sipas tij, studentët kanë kërkesa për ushqime të ndryshme por ato edhe pse nuk janë plotësuar, ushqimi që servohet është kualitativ.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari ka thënë se akomodimi i studentëve në konvikt ka shkuar në rregull, derisa theksoi se nga studentët nuk ka pasur ndonjë ankesë për kushtet e konviktit.
Sipas tij, disa nga kërkesat e studentëve të cilat nuk kanë qenë të plotësuara tashmë me vendimet e ardhshme do të realizohen.
Ai thotë për KosovaPress, se studentët mund të akomodohen në dhoma të njëjta me familjarët e tyre, si dhe mund të marrin edhe mysafirë të paralajmëruar në konvikt, kurdo që ata kanë dëshirë.
Drejtori i Qendrës Studentore Rudari shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me studentët dhe do të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.