Kurti uron Pashkët ortodokse
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarëve Pashkët ortodokse, duke uruar që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin dhe që e drejta ta largojë të keqen.

Në urimin e tij, Kurit ka thënë se dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen.

“Për shumë mot Pashkën. Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës. Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar. Për çdo vit në pranverë, sipas traditës mijëvjeçare, besimtarët me familjet dhe miqtë e tyre pas kreshmës 40 ditore, kremtojnë javën e shenjtë që kulmon me Pashkën ditën e diel. Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve. Dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen. Pashkë të bekuar”, thuhet në urimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024