Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Kryeministri Kurti në urimin e tij ka thënë se në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë.
“Pashkë të bekuar! Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar. Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj. Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.