Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte ka shpalosur të arriturat e qeverisë gjatë vitit 2022 në drejtësi.
Ai ka potencuar se qeveria ka qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës.“Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale; Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje; Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme; Është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës; Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale; Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës; Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.