Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Prokuroria do të duhej të bënte njoftim më të hollësishëm dhe të ngritë aktakuza në lidhje me të gjeturat e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Kurti tha se ka shprehur paknaqësinë e tij me informacionet e shumta, me hetimet vazhdueshme e vitit të kaluar me vitin 2023, që është vit i sulmeve paramilitare, duke thënë se ka shpërputhje të aktakuzave të ngritura për nga numri.
Ai tha se për mungesë të nënshkrimit duhet të pyeten në BE, e jo Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij pala serbe nuk ishte serioze për të nënshkruar.
“Më 26 tetor më është thënë që situata është urgjente sepse nuk po përfundon agresioni rus në Ukrainë, pra është urgjente normalizimi i marrëdhënieve. Pra me që është ashtu, po e nënshkruajm sonte. Por ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia e kronologjia. Marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia. Aty e kishin shansin edhe presidenti i Serbisë i cili vazhdimisht e përmend Asociacionin, por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime", tha Kurti.