Kurti: Presim dënim maksimal për autorët e krimit të vrasjes së Liridona Ademaj
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një minutë heshtje është mbajtur në hapje të konferencës rajonale "Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për Liridona Ademaj, e cili u vra ditë më parë.

Kurti ka kërkuar zbardhjen e plot të këtij rasti dhe dënim malsimal për vrasësit. Butësia e dënimit, siç tha ai, po shkakton përsëritjen e këtyre rasteve.

Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha, se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.

Ndërsa ka përmendur edhe rastin e 14-vjeçares në Shkup, për të cilën tha se duhen dënime meritore.

Shefi ekzekutivit shtoi se në këtë drejtim kanë përmirësuar qasjen në shërbime sociale duke i ngritur mbështetjen për këto shërbime dhe duke siguruar qëndrueshmëri financiare për strehimorët e të mbijetuarave të dhunës në familje përmes rritjes së buxhetit dhe linjës së veçantë buxhetore për to.

Mes tjerash, ai theksoi se në fillim të fushatës globale gjatë vitit të kaluar një grua u vra me sopatë e disa ditë më pas edhe Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë.

Edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se presin dënimet më maskimale për vrasësit e Liridona Ademaj, e cila dje u rivarros në fshatin e saj të lindjes.

Haxhiu theksoi se gjatë këtyre ditëve do të lansohet programi për punësimin e viktimave të dhunës në familje.

Ndërsa, ish-kryetarja e Grevio, Itis Luaras tha se në këtë drejtim Konventa e Stambollit njihet gjerësisht si instrumenti ligjor më i drejtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024