Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas
Lexohet për: 1 min.
30.8.2024 ZKM (18)
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, përmes programit Journalists in Residence (JiR), i dorëzuan kryeministrit Albin Kurti çmim mirënjohjeje për "Kontributin e rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve ukrainas gjatë luftës, mbështetjen për programin ndërkombëtar JiR në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit mes mediave në Ukrainë dhe Kosovë".

Kryeministri Kurti e pranoi këtë çmim nga Sergiy Tomilenko, president i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, duke shprehur mirënjohje për përpjekjet, punën dhe kontributin e vazhdueshëm të gazetarëve ukrainas.

Ai ka thënë se ka qenë obligim përkrahja e luftës së drejtë çlirimtare për liri dhe demokraci e Ukrainës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dy javë më parë, në përputhje me kërkesën e Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave (ECPMF), kanë aprovuar kërkesën që edhe tre gazetarë të tjerë ukrainas të vijnë në Kosovë përmes programit JiR.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025