Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai dhe Qeveria që e udhëheq janë kundër nepotizmit.
Kryeministri Kurti të enjten në Konferencën për Integritetin e Informacionit që është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ka thënë se në këtë aspekt janë të rëndësishme integriteti profesional dhe ai personal.Kurti theksoi se është kryeministri i parë qe nuk ka asnjë të punësuar në ministri me mbiemër tij, dhe në këtë formë tha se kjo qeveri është kundër nepotizmit.
"Nuk kam pasur dhe as që kam gatishmëri e interesim se kush zgjidhet në RTK, jam i interesuar të shoh radiotelevizionin që është lider në Republikën tonë për shkak se besoj në shërbimin publik. Por mendoj se në vitet e kaluara ka pas shpërputhje mes buxhetit dhe programit. Programet kulturore, edukative ku nuk mund të presësh shumë prej televizioneve private e kanë vendin të jenë edhe në sasi edhe cilësi në radiotelevizionin publik. Ka nevojë për reforma veçse ato duhet të bëjnë bordi dhe menaxhmenti. Nuk besoj se ka ndonjë subjekt politik i cili ardhur në qeverisje dhe anëtarët e atij subjekti kaq pak ose aspak janë punësuar", u përgjigj Kurti.
Kurti gjatë Konferencës për Integritetin e Informacionit u shpreh se Kosova ka një mbrojtje nga sulmet kibernetike, mirëpo sipas tij ende jo të mjaftueshme.
Gjatë diskutimit me të pranishmit, Kurti tha se për të qenë më të mbrojtur nga këto sulme kibernetike, kanë për synim që të bashkëpunojnë sa më shumë me profesionistet dhe ekspertët e sektorit privat.
Kurti mes tjerash tha se gratë dhe vajzat janë ato që përballën më shpesh me shqetësime në hapësirat kibernetike, sipas tij ato mund të ndikojnë në sigurinë e tyre të përgjithshme.
/E. Krasniqi/