Kurti merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe, ku do jetë pjesë e Konferencës së Mbrojtjes në Londër.

Ai do të mbajë një fjalim në këtë konferencë dhe më pas do të zhvillojë një takim me sekretarin e Punëve të Jashtme britanike, David Cameron, i cili gjithashtu është pjesë e konferencës.

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, nesër nga ora 17:30.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024