Kurti: Kjo marrëveshje është njohje defakto nga Serbia
Lexohet për: 1 min.
335435877_766177648490712_1525489094023284942_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

"Sa për aneksin ai së shpejti do të publikohet dhe do të kuptoni se cka është dhe si është", tha ai, duke shtuar se sa i përket Asociacionit nuk është vetqeverisje por vetmenaxhim.

Sipas tij, më 27 shkurt dhe me aneksin e zbatimit është bërë njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025