Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit të sotëm me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti në një postim në rrjetin social X ka shkruar se në takim ka theksuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do t’i shqyrtonte propozimet që ia bëra • KosovaPress
“Fantastike të takohesh me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së dhe theksova nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur transicionin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet e vazhdueshme”, shkroi Kurti.
Emisari amerikan tha se shpreson më shumë fleksibilitet nga Kosova sa i përket rregullores së BQK-së, ku ndalohet dinari serb. Krahas kësaj, ai tha se kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë disa nga propozimet që i ka bërë sot sa i përket zbatimit të rregullores së BQK-së.