Kurti: Abdixhiku ma refuzoi edhe ofertën e dytë, atë për nënkryetar të Kuvendit nga LDK
1-First
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Abdixhiku ma refuzoi edhe ofertën e dytë, atë për nënkryetar të Kuvendit nga LDK
Kurti, Abdixhiku
20/04/2026 - 14:20
Linku u kopjua

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti bëri me dije të hënën, pas takimit me shefin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se i ka ofruar këtij të fundit dhe partisë së tij, postin e numrit një në parlament, me kushtin që Lidhja Demokratike të ndihmonte në zgjedhjet e Glauk Konjufcës president I Kosovës.

Kjo ofertë, sipas kryeministrit aktual të shteti, erdhi pasi LDK-së refuzoi ftesën për bashkëqeverisje, ku iu ofrua posti i zëvendëskryeministrit dhe 4 ministri.

“Ne bëmë një ofertë tjetër për LDK e kjo është që pozita e kryetarit të kuvendit dhe e nënkryetari të kuvendit të pësojnë një rokadë ashtu që ose nënkryetari I LDK-së ose dikush tjetër për të cilin përcaktohet LDK, ta zë pozitën e kryetarit të kuvendit, ndërsa kryetarja aktuale e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të bëhet nënkryetare e Kuvendit aty ku tash është pozita e LDK-së”, tha Kurti pas takimit me Abdixhikun, përcjellë KosovaPress. “Në këtë mënyrë ne do ta kishim edhe më tej qeverinë, nuk do t’i kishim zgjedhjet e panevojshme, por përveç kësaj LDK do ta kryesonte legjislativin”.

Kurti bëri me dije se kur e bëri këtë ofertë të re për LDK-në, nuk kërkoi direkt nga kjo parti ta votojë Glauk Konjufcën për president

“Ndërkohë që për kandidatin tonë Glauk Konjufcën ne nuk kemi kërkuar votë ‘për’ nga LDK. Ata vetëm le të votojnë si të duan, pra abstenim, kundër, edhe për, por vetëm le të votojnë sepse konsiderojmë se qasje shtetformuese, shtetndërtuese e progresive është ajo që deputetët, si të zgjedhurit e popullit votën, e marrin të drejtën e tyre edhe si detyrim, si llogaridhënie, si përgjegjëse ndaj atyre që i përfaqësojnë, por edhe për funksionimin sa ma të mbarë e më të mirë të shtetit tone”, tha shefi I Vetëvendosjes.

Kurti tha se as kjo ofertë nuk u pranua nga Abdixhiku, ndërsa shtoi se kjo ishte një mundësi e mirë.

“Pra, ishte një mundësi që të mos thuhet se të tre kandidatët vijnë nga subjekti Vetëvendosje edhe pse qartazi në rast të zgjedhjes së kandidatit të lëvizjes Vetëvendosje (për president) në atë rast i zgjedhuri nuk do të ishte edhe anëtar i Vetëvendosje, por megjithatë natyrisht që do të vinte nga subjekt Vetëvendosje”, tha ai. “Dhe në fund do ta kishim një president i cili ka pushuar së qeni anëtar I VV, kryetari i Kuvendit do të ishte nga LDK dhe ne do të vazhdonim punën tonë si qeveri, meqenëse nuk u pranua bashkëqeverisja e insistohej që VV të mos i ketë të tri funksionet. Tashti nuk kemi se çfarë oferta tjera të bëjmë më ndërkohë që as që u kërkua diçka tjetër prej nesh”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026