Kur fillon sezoni i ri i Superligës së Kosovës?
Lexohet për: 1 min.
4-Fillojne
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ballkani arriti të shpallet kampion i sezonit 2023/24, kështu duke e fituar titullin për të tretën herë me radhë.

Ndërkaq, dy skuadrat që nuk arritën të mbijetojnë ishin Fushë Kosova dhe ajo e Lirisë, raporton KosovaPress.

Në vend të tyre, në Superligë do të garojnë Suhareka dhe Ferizaj.

10 skuadrat që do të garojnë në Superligë tashmë janë konfirmuar. Ballkani, Llapi, Drita, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Suhareka dhe Feronikeli ’74 do të jenë skuadrat e sezonit të ardhshëm në kampionatin vendor.

Por kur do të fillojë sezoni i ri i Superligës?

Skuadra e Prishtinës e ka postuar një foto mbi të cilën ka njoftuar se sezoni i ri i Superligës do të fillojë më 10 gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024