Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, po mbahet edicioni i 18-të i garës tradicionale “Kupa e Pavarësisë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e sportit të shenjëtarisë në vend
Kjo garë e organizuar nga Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, ka mbledhur rreth 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Presidenti i Federatës së Shenjëtarisë në Kosovë (FSHK-së), Gëzim Hazrolli tha për KosovaPress, se gara “Kupa e Pavarësisë” është e fokusuar në disiplinat pushkë standarde dhe pistoletë standarde.
Ndërsa, presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive në Shqipëri, Stefan Rrufa, për KosovaPress tha se kjo garë tashmë është bërë traditë.
Drilon Ibrahimi, sportist edhe në garat e Lojërave Olimpike në Japoni, tha se është një emocion i veçantë marrja pjesë me garën Kupa e Pavarësisë, duke qenë se realizohet për ndër të ditës së Pavarësisë.
“Përgatitja si çdo sport duhet përgatitje ekstreme, sidomos para garave e kemi kur e shtojmë intensitetin e ushtrimeve për të marrë rezultate më të larta por edhe pas garës për të mos pasur rënie në rezultat...06:46... Unë jam me pushkë standarde në kategorinë senior, pra kategoria më e lartë...07:30.. Në këtë garë pres të kem rezultatin më të mirë që e kam pas ndonjëherë, të thyej edhe rekordin personal”, shtoi ai.
Në këtë edicion të 18-të të Garës “Kupa e Pavarësisë”, mysafirë kryesor janë Federata e Qitjes Sportive e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Shqiptare e Qitjes.
Ky aktivitet synon promovimin e profesionalizmit, korrektësisë sportive dhe zhvillimin e vazhdueshëm të sportit të shenjëtarisë në Kosovë.