Bullgaria, së bashku me Poloninë, Hungarinë, Çekinë dhe Rumaninë bëjnë thirrje për zgjidhje urgjente të çështjes së importeve të produkteve bujqësore ukrainase në BE, tha të mërkurën presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Ai iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me protestat e vazhdueshme të prodhuesve bullgarë të drithit, të cilët ankohen se drithi ukrainas po i ulë prodhimin e tyre.Ai tha se këtë çështje e kishte ngritur “seriozisht” para Këshillit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit të BE-së.
Kultivuesit e drithërave në Bullgarinë Lindore të mërkurën kanë bllokuar rrugët për në pikat kufitare me Rumaninë dhe portet në Silistra përmes të cilave importohet drithë ukrainas. Ata po protestojnë kundër importit të liberalizuar të produkteve bujqësore nga Ukraina me çmime të ulëta, situatë së rëndë të bujqësisë bullgare dhe refuzimit të tregtarëve për të blerë drithëra dhe fara vajore bullgare - të gjitha këto dëmtojnë fuqishëm konkurrencën e prodhuesve bujqësorë bullgarë.
Kryetari i Sindikatës Rajonale të Fermerëve të Drithërave Danub, Milen Koev tha se rreth 50% e grurit, misrit dhe farave të lulediellit në rajonin e Ruse janë të vendosura në magazina, ndërsa në vitet e mëparshme pothuajse gjithçka ishte shitur në këtë kohë.
Protesta do të vazhdojë edhe në dy ditët në vijim, tha ai.
"Ne jemi këtu sepse Brukseli nuk do ta dëgjojë zërin tonë", tha ai.
Nënkryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov u shpreh se prodhuesit bullgarë duhet të mbrohen dhe produktet e tyre të tregtohen me çmime të drejta.