Kryediplomatja belge kërkon deeskalim dhe përkushtim të ri në dialog
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur të premten në  takim homologen e saj belge, Hadja Lahbib. Pas takimit, kryediplomatja kosovare kërkoi nga Bashkimi Evropian që të jetë më e zëshme dhe qartë ndaj proceseve që po e rrezikojnë sigurinë dhe paqen në rajon. Ndërkaq, ajo belge nënvizoi nevojën për një përkushtim të ri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ministrja Gërvalla në deklarimin për medie pas takimit, tha se me homologen e saj belge kanë diskutuar rreth sfidave të sigurisë në rajon dhe sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Ajo përmendi se kanë diskutuar edhe për diasporën shqiptare në Belgjikë dhe prioritetet që pritet t’i ketë Belgjika në presidencën e BE-së që pritet ta marrë më 1 janar 2024. 

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib, tha se përkundër përparimit në dialog me arritjen e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ende të larta.

Andaj, ajo theksoi nevojën që të ndodh deeskalimi në veri dhe të këtë një përkushtim të ri për zbatimin e ujdive paraprake.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kryediplomatja belge gjatë qëndrimit të saj në Kosovë do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024