Kroos do ta zbulojë vendimin për të ardhmen e tij pas ndeshjes me Bayernin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mediumi spanjoll “Cadena La Ser” bën të ditur se Toni Kroos ka vendosur që ta vazhdojë të ardhmen e tij me Real Madridin.

Ende nuk ka ndonjë komunikatë nga klubi apo Kroos, mirëpo thuhet se mesfushori gjerman do ta zbulojë vendimin e tij pas ndeshjes së kthimit kundër Bayern Munichut, raporton KosovaPress.

Kroos luajti mbrëmë në barazimin 2:2 të Realit si mysafir i Bayernit në Ligën e Kampionëve, madje dha një asistim tejet të bukur te goli i parë i Vinicius Junior.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e konfirmoi se Toni Kroos do të qëndrojë te Real Madridi, pasi është arritur marrëveshja mes dy palëve për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024