Kriza energjetike dhe invazioni rus, rritje e kostos së prodhimit në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kriza energjetike në tregjet ndërkombëtare dhe invazioni rus në Ukrainë po i përballin prodhuesit me kosto gjithnjë e më të larta të produkteve.

Çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shënuan rritje me 16.5 %.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve vërehet në industrinë nxjerrëse me 26.7 %, pasuar nga produktet në industrinë përpunuese, me 21.5 %.

Ndërsa çmimet e produkteve të sektorit të energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar shënuan rritje me 13,9 %.

Në sektorin e furnizimit me ujë, aktiviteteve të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve, çmimet e prodhimit shënuan ulje me 0.1 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë 2022 shënuan rritje me 2.2 %. Rritja më e madhe vërehet në sektorin e industrisë nxjerrëse, konkretisht 4.3 %./ATSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024