Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
zvecan-29-11-2024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Zveçanit, duke thënë se sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit.

“Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Komunat e Republikës së Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqënien për të gjithë qytetarët tanë. Republika nuk zmbrapset”, ka shkruar ai në Facebook.

Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.

https://kosovapress.com/sulmohet-me-granate-objekti-i-komunes-ne-zvecan

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025