Krasniqi: PDK do të jetë nxitëse e reformave në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl nga i cili ka pranuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka siguruar Mandl se PDK do të kontribuojë për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

“Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë. Më vjen mirë që Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve në rajon dhe më gjerë. PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024